Mimoza Ahmeti shpallet fituese e “Ferma VIP 3”, rrëmben çmimin e madh prej 129 mijë eurosh
Poetja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituesja e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”, duke triumfuar në finalen e madhe të spektaklit.
E pranishme në garë që nga dita e parë, Ahmeti arriti të fitojë mbështetjen dhe zemrat e publikut shqiptar, duke u renditur si konkurrentja më e votuar e këtij sezoni. Në përballjen finale, ajo u gjend përballë Ilirit, ndërsa rezultati i votimit e nxori fituese me shumicë votash.
Me këtë fitore, Mimoza Ahmeti siguroi edhe çmimin e madh prej 129 mijë eurosh, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj disa mujor në fermë.
Pas shpalljes së rezultatit, Ahmeti falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë eksperiencës së saj në spektakël.
“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do të isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilit nuk do t’i kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh fituesja e “Ferma VIP 3”.
Në klasifikimin përfundimtar të finales, vendi i dytë iu takoi Ilirit, ndërsa Visi u rendit i treti. Soni përfundoi garën në vendin e katërt, ndërsa Bujaka u pozicionua në vendin e pestë.
Finalja e “Ferma VIP 3” shënoi mbylljen e një sezoni të mbushur me emocione, sfida dhe dinamika të forta mes konkurrentëve, me Mimoza Ahmetin që në fund arriti të ngrejë trofeun e fitueses.
Burimi;https://www.instagram.com/fermavip.al/
Foto;https://www.instagram.com/fermavip.al/