Home ShowBiz Shakira rrëfen lidhjen e veçantë me Kupën e Botës: “Waka Waka ndryshoi jetën time”
Shakira rrëfen lidhjen e veçantë me Kupën e Botës: “Waka Waka ndryshoi jetën time”
0

Shakira rrëfen lidhjen e veçantë me Kupën e Botës: “Waka Waka ndryshoi jetën time”

0
0

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka folur për marrëdhënien e saj të ngushtë me futbollin dhe Kupën e Botës, duke e cilësuar atë si një pjesë të pandashme të jetës dhe karrierës së saj.

Në një intervistë për revistën People, artistja rrëfeu se Botërori i vitit 2010 shënoi një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj personale, pasi pikërisht gjatë atij eventi njohu ish-partnerin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin solli në jetë dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha.

Shakira kujtoi me nostalgji edhe performancat e saj në skenat e Kupës së Botës ndër vite. Ajo theksoi se gjithçka nisi në vitin 2006 me hitin “Hips Don’t Lie”, por ishte kënga “Waka Waka (This Time for Africa)”, himni zyrtar i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, ajo që i ndryshoi rrjedhën e jetës.

“Waka Waka ndryshoi jetën time”, është shprehur këngëtarja, duke nënvizuar ndikimin e jashtëzakonshëm që pati projekti në karrierën dhe jetën e saj personale.

Me humor, artistja tregoi se djemtë e saj i quan shpesh “fëmijët Waka”, pasi beson se historia e familjes së saj nisi falë suksesit të asaj kënge.

Shakira rikujtoi gjithashtu paraqitjen e saj në Botërorin e vitit 2014 në Brazil me këngën “La La La (Brazil 2014)”, duke zbuluar se në atë periudhë ishte shtatzënë me djalin e saj Sasha.

Për këngëtaren, çdo Kupë Bote mbetet një ngjarje unike që bashkon miliona njerëz nga e gjithë bota. E pyetur se përse vazhdon të jetë pjesë e projekteve të lidhura me këtë kompeticion, ajo dha një përgjigje të thjeshtë.

Burimi; https://www.instagram.com/shakira/

Foto;https://www.instagram.com/shakira/