Home Lifestyle TikTok dhe YouTube mbyllin 4.7 milionë llogari të fëmijëve në Indonezi pas rregullave të reja
TikTok dhe YouTube mbyllin 4.7 milionë llogari të fëmijëve në Indonezi pas rregullave të reja
0

TikTok dhe YouTube mbyllin 4.7 milionë llogari të fëmijëve në Indonezi pas rregullave të reja

0
0

Platformat TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç, në kuadër të zbatimit të kufizimeve të reja të vendosura nga qeveria indoneziane për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Sipas ministres së Komunikimit dhe Dixhitalizimit, Meutya Hafid, TikTok ka mbyllur rreth 4.1 milionë llogari, ndërsa YouTube ka çaktivizuar afërsisht 600 mijë të tjera.

Masat janë pjesë e një nisme të autoriteteve indoneziane për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe për të kufizuar aksesin e tyre në platformat sociale pa mbikëqyrjen e duhur.

Ministrja Hafid përshëndeti bashkëpunimin e kompanive teknologjike dhe u bëri thirrje edhe vendeve të tjera të ndjekin të njëjtin model, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të sigurt digjital për të miturit.

Indonezia është një nga tregjet më të mëdha të mediave sociale në botë, me miliona përdorues aktivë, ndërsa autoritetet po intensifikojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë e fëmijëve në hapësirën online.