Alice Maselli ka reaguar publikisht pas komenteve dhe mesazheve të shumta që vijon të marrë në rrjetet sociale për ish-partnerin e saj, Klodian Mihaj, dhe lidhjen e tij të re me Elijonën.
Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, rrugët e Alice dhe Klodianit u ndanë, ndërsa ky i fundit e bëri publike romancën me Elijonën, me të cilën krijoi një afërsi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme.
Sot, Klodiani dhe Elijona nuk e fshehin më marrëdhënien e tyre, duke publikuar shpesh fotografi dhe video së bashku në rrjetet sociale. Megjithatë, postimet e çiftit kanë bërë që shumë ndjekës të vazhdojnë të përfshijnë edhe Alice në këtë histori.
Ish-banorja ka treguar se merr vazhdimisht mesazhe dhe komente, ku i dërgohen foto dhe video të ish-partnerit me partneren e tij të re. E lodhur nga kjo situatë, ajo vendosi të reagojë përmes një postimi në TikTok.
“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt. Shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre, jo në të miat. Unë kam ecur përpara. Faleminderit”, shkroi Alice.
Me këtë mesazh, Alice la të kuptohet se dëshiron ta mbyllë njëherë e mirë kapitullin me Klodian Mihajn dhe të mos jetë më pjesë e diskutimeve që lidhen me jetën e tij sentimentale.
Reagimi i saj u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët u ndanë mes atyre që mbështetën kërkesën e saj për privatësi dhe atyre që vazhdojnë të ndjekin me interes zhvillimet mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 4.