Videoja, e publikuar fillimisht nga Medi Iseni, u bë shpejt virale, ndërsa në të pretendohej se vajza pranë një mashkulli ishte partnerja e Kozakut.
Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, Kozaku ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se personi në video nuk është Denisa.
“S’ka lidhje me Denisën ajo video. Po të ishte Denisa, do të thosha se është Denisa. Ku di gjë unë çfarë ka bërë kur s’ka qenë me mua? Por nuk është Denisa. Çdo femër ka bërë gjërat e veta, a t’i them unë tani ‘çfarë ke bërë kur s’ke qenë me mua?’”, është shprehur ai.
Më tej, Kozaku iu drejtua ndjekësve dhe personave që shpërndanë videon, duke u kërkuar të mos krijojnë thashetheme për jetën private të familjes së tij.
Ai theksoi se në familjen e tij gjithçka është në rregull dhe se videoja nuk ka asnjë lidhje me bashkëshorten e tij.