0
0
Pas një periudhe të ngarkuar në jetën personale, Chiara Ferragni duket se po përjeton një kapitull të ri pranë partnerit të saj, José Hernández. Influencuesja italiane ka ndarë në rrjetet sociale foto nga pushimet në Ibiza, ku çifti shfaqet i afërt dhe i buzëqeshur.
Në albumin veror, Ferragni ka publikuar poza me rroba banje, pamje nga deti dhe momente relaksi. Nuk kanë munguar as fotot më të guximshme, përfshirë një pozë topless, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veçanërisht një selfie ku ajo shihet e përqafuar me Hernández.
Lidhja e tyre, e mbajtur fillimisht më larg vëmendjes publike, tashmë duket gjithnjë e më e konsoliduar. Sipas mediave italiane, Hernández është një menaxher me origjinë kolumbiane dhe marrëdhënia e tyre ka nisur në fund të vitit 2025.
Burimi;https://www.rds.it/scopri/magazine/celebrities/chiara-ferragni-jose-hernandez-foto-ibiza-like-frecciata-fedez-gossip?utm_source
Foto;https://www.instagram.com/chiaraferragni/?hl=en