Home ShowBiz Nicole Kidman për martesën me Tom Cruise: “U dashuruam marrëzisht”
Nicole Kidman për martesën me Tom Cruise: “U dashuruam marrëzisht”
0

Nicole Kidman për martesën me Tom Cruise: “U dashuruam marrëzisht”

0
0

Nicole Kidman ka folur hapur për martesën e saj të parë me Tom Cruise, duke e përshkruar atë si një pjesë krejtësisht të natyrshme të jetës së saj në atë kohë.

Në një intervistë për British Vogue, aktorja 59-vjeçare tha se u njoh herët me jetën nën vëmendjen e publikut, pasi u martua me yllin e Hollywood-it në moshën 22-vjeçare.

“Duhet të mbash mend se, për shkak të personit me të cilin u martova kaq e re, u futa në këtë botë që në moshën 22-vjeçare. Isha shumë e re”, deklaroi Kidman, duke iu referuar eventeve të mëdha, tapeteve të kuq dhe sfilatave të modës.

Ajo shtoi se lidhja me Cruise i dukej e thjeshtë dhe e natyrshme. “Papritur isha 22, 23 vjeç dhe kisha një bashkëshort që ishte një yll i madh filmi. Por më dukej krejtësisht e natyrshme. Ne thjesht u dashuruam marrëzisht dhe ishte kaq e thjeshtë”, tha aktorja.

Kidman kujtoi se në atë kohë kishte marrë paralajmërime se martesa mund t’i dëmtonte karrierën, por ajo nuk i kishte vënë rëndësi kësaj. “Nuk më interesonte. Isha e dashuruar dhe doja të martohesha”, u shpreh ajo.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise u njohën gjatë xhirimeve të filmit Days of Thunder dhe u martuan në vitin 1990. Ata adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor, ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 2001, pas më shumë se një dekade martesë.Gjërat ndryshuan me kalimin e kohës për aktoren duke u martuar me një këngëtar.

Më pas, Kidman u martua me këngëtarin Keith Urban në vitin 2006. Çifti, që ka dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret, u nda në vitin 2025 dhe divorci u finalizua në janar të këtij viti.

Burimi;https://www.instagram.com/nicolekidman/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/nicolekidman/?hl=en