Home ShowBiz Mateo Borri dedikim romantik për Brikena Selmanin: “Shikimi që më vodhi zemrën”
Mateo Borri dedikim romantik për Brikena Selmanin: “Shikimi që më vodhi zemrën”
0

Mateo Borri dedikim romantik për Brikena Selmanin: “Shikimi që më vodhi zemrën”

0
0

Mateo Borri dhe Brikena Selmani vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara që prej daljes së tyre nga “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi, Mateo ka ndarë në InstaStory një fotografi romantike me Brikenën, të shoqëruar me një dedikim të ëmbël. Në imazh, çifti shfaqet duke u parë në sy, në një moment të afërt dhe plot emocion.

Brikena duket elegante me një fustan të zi, ndërsa Mateo ka zgjedhur një këmishë të bardhë. Krahas fotos, ai ka shkruar: “Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për mënyrën e ndjerë me të cilën Mateo ka shprehur ndjenjat ndaj partneres së tij.

Dyshja u afrua gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Albania” dhe prej kohësh po vazhdon romancën edhe jashtë kamerave.