Home Lifestyle Parashikimi i motit 18 Gusht 2026
Parashikimi i motit 18 Gusht 2026
0

Parashikimi i motit 18 Gusht 2026

0
0

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

Në orët vijuese pritet shtim i vranësirave, ndërsa rritja e ndjeshme e lagështirës në ajër do të sjellë reshje shiu, fillimisht në zonat veriore. Më pas, vranësirat do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Rrebeshet më të forta pritet të jenë në zonat veriore dhe përgjatë gjithë shtrirjes lindore të vendit. Sipas parashikimit, gjatë mbrëmjes dhe natës kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por do të pësojnë rënie gjatë mesditës.

 Vlerat ditore do të luhaten nga 15°C në Pukë, temperatura më e ulët, deri në 34°C në qarkun e Elbasanit, ku pritet të shënohet temperatura më e lartë.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, duke arritur shpejtësinë 55 km/h. Ajo do të jetë kryesisht nga drejtimi verior-veriperëndimor.

Burimi;https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-18-gusht-2026

Foto;Freepik.com