Basketbollisti i NBA-së, Tristan Thompson, ka bërë një lëvizje të rëndësishme ligjore për të ardhmen e vëllait të tij më të vogël, Amari, i cili aktualisht jeton nën kujdesin e Khloé Kardashian. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 35-vjeçari ka paraqitur kërkesë në gjykatë për t’u emëruar kujdestar i kufizuar i 19-vjeçarit.
Dokumentet ligjore tregojnë se Amari nuk është në gjendje të përmbushë nevojat bazë si kujdesi për shëndetin, ushqimi apo strehimi, për shkak të një paaftësie intelektuale dhe vonese në zhvillim. Gjithashtu, ai nuk mund të menaxhojë financat e tij dhe është i rrezikuar nga manipulimi apo ndikimi i padrejtë.
Amari vuan nga sindroma Lennox-Gastaut (LGS), një formë e rëndë epilepsie që e shoqëron që nga fëmijëria dhe e ekspozon ndaj krizave të shpeshta. Pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Andrea, në vitin 2024, Tristan u emërua kujdestari ligjor i tij, por për shkak të angazhimeve profesionale dhe udhëtimeve të shpeshta, kujdesi i përditshëm i është besuar Khloé Kardashian.
Ndërkohë, babai i tyre, Trevor, nuk ka qenë pjesë e jetës së Amarit prej më shumë se një dekade dhe një ribashkim konsiderohet i pamundur. Më shumë detaje mbi këtë zhvillim janë publikuar nga media amerikane Page Six