Home ShowBiz “Shihem në gjykatë”? Selin reagon për herë të parë ndaj deklaratave të Rogertit
“Shihem në gjykatë”? Selin reagon për herë të parë ndaj deklaratave të Rogertit
0

“Shihem në gjykatë”? Selin reagon për herë të parë ndaj deklaratave të Rogertit

0
0

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të bujshme të ish-banorut Rogert, i cili pak kohë më parë u shpreh publikisht me frazën: “Shihemi në gjykatë”.

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elonën Duro, Selin foli hapur për eksperiencën e saj në reality show, marrëdhëniet me banorët dhe jetën pas përfundimit të spektaklit.

Një nga temat që mori më shumë vëmendje ishte konflikti i saj me Rogertin, i cili duket se vijon edhe jashtë shtëpisë së BBVA. E pyetur nëse ka pasur komunikim me të pas mbarimit të formatit, Selin u shpreh prerazi:

“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam pasur komunikim me Rogertin.”

Ajo theksoi se nuk dëshiron të ketë asnjë raport me ish-banorin, duke kujtuar edhe qëndrimin që kishte mbajtur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”, u shpreh Selin.

Në fund, ajo dha një mesazh të qartë për situatën dhe raportin e saj me të:

“Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë.

Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii/

Foto;https://www.instagram.com/selinbollatii/