Ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Adion Puka, ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Olën pas përfundimit të eksperiencës në reality show, duke konfirmuar se dëshiron ta vazhdojë njohjen edhe jashtë kamerave.
Në një intervistë për emisionin “Andale”, Adioni tregoi se ndjenjat mes tyre janë reale dhe se tashmë ka patur kontakte edhe me familjarët e Olës. Ai la të kuptohet se raporti është pritur më pozitivisht nga sa ishte menduar fillimisht.
“Kam folur me ta, po… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” – u shpreh Adioni, duke nënkuptuar se ka marrë një lloj miratimi për vazhdimin e lidhjes.
Kujtojmë se momenti më i komentuar i spektaklit ishte puthja mes Adionit dhe Olës gjatë eliminimit të tij nga “Ferma VIP”. Teksa po largohej nga shtëpia, ai surprizoi publikun dhe banorët duke e puthur për herë të parë Olën në buzë, duke vulosur publikisht afrimitetin mes tyre.
Deklarata e fundit e Adionit vjen pas tensioneve që u krijuan më herët, kur vëllai i Olës, gjatë një vizite surprizë në fermë, kishte shprehur hapur kundërshtimin ndaj raportit të tyre. Ai ishte treguar mjaft kritik ndaj motrës së tij, duke i kërkuar të respektonte veten dhe duke u shprehur kundër një lidhjeje me Adionin.
Megjithatë, duket se pas daljes nga programi, situata ka ndryshuar dhe familja e Olës ka adoptuar një qasje më të butë ndaj kësaj marrëdhënieje.
I pyetur nëse sheh një të ardhme me Olën jashtë formatit, Adioni u përgjigj shkurt, por qartë:
“Po si jo, Ola është shpirt.”
Burimi;https://www.instagram.com/adionthebeat/
Foto;https://www.instagram.com/adionthebeat/