Home ShowBiz Xheneta paralajmëron Gjestin: “Mos u shkruaj shoqeve të mia”
Xheneta paralajmëron Gjestin: “Mos u shkruaj shoqeve të mia”
0

Xheneta paralajmëron Gjestin: “Mos u shkruaj shoqeve të mia”

0
0

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht ndaj Gjestit pas zhvillimeve të fundit që po përfliten në rrjet lidhur me raportin e tij me Loredana Bratin. Modelja nga Kosova la të kuptohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.

Situata duket se është tensionuar pas aludimeve për disa mesazhe që, sipas raportimeve, kanë ndikuar edhe në raportin mes Xhenetës dhe Loredanës, me të cilën ajo kishte miqësi të afërt.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Xheneta nuk i kurseu deklaratat ndaj ish-partnerit të saj:

“Kohën që ia kushton duke u shkruar shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te vajzat e tjera. Nuk është nevoja t’u shkruajë pikërisht atyre me të cilat unë shoqërohem, sepse unë i shoh të gjitha dhe i kam të gjitha screenshot-et.”

Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë kohës sa ishin pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, por duket se raporti mes tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike.

Nga ana tjetër, as Gjesti dhe as Loredana nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të Xhenetës, ndërsa çështja po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Burimi;https://www.instagram.com/p/DYKogF_tsJL/

Foto; https://www.instagram.com/p/DYKogF_tsJL/