Home ShowBiz The Weeknd drejt fundit të një epoke, artisti zbulon fazën finale të turneut rekord “After Hours Til Dawn”
The Weeknd drejt fundit të një epoke, artisti zbulon fazën finale të turneut rekord “After Hours Til Dawn”
0

The Weeknd drejt fundit të një epoke, artisti zbulon fazën finale të turneut rekord “After Hours Til Dawn”

0
0

The Weeknd ka konfirmuar zyrtarisht fazën e fundit të turneut të tij gjigant “After Hours Til Dawn”, duke shënuar fundin e një prej tureve më të suksesshme në historinë e muzikës moderne. Artisti kanadez do të rikthehet në Azi këtë vjeshtë me një seri koncertesh që do të mbyllin përfundimisht këtë kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.

Turneu final do të nisë më 20 shtator në Belluna Dome në Tokio dhe do të përfshijë ndalesa në Jakarta, Singapor, Seul, Bangkok, Hong Kong dhe Kuala Lumpur, ku më 4 nëntor do të mbahet koncerti përmbyllës. Në disa prej datave, The Weeknd do të shoqërohet nga dyshja japoneze e hip-hopit Creepy Nuts.

“After Hours Til Dawn” konsiderohet tashmë një fenomen global. Turneu, i cili nisi në vitin 2022, ka shitur mbi 7.5 milionë bileta dhe ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura, duke u kthyer në turneun më fitimprurës të një artisti mashkull në histori.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo fazë finale mund të përfaqësojë edhe fundin simbolik të alter egos “The Weeknd”. Abel Tesfaye ka lënë të kuptohet prej kohësh se dëshiron të largohet nga identiteti artistik që e bëri të famshëm globalisht, për të nisur një epokë të re kreative në karrierën e tij.

Paralelisht me suksesin në skenë, artisti vazhdon të angazhohet edhe në projekte humanitare. Në bashkëpunim me Global Citizen, një pjesë e të ardhurave nga koncertet e vitit 2026 do të përdoret për mbështetjen e arsimit për fëmijët në nevojë dhe për përballimin e krizës globale ushqimore. Deri tani, përmes Fondit Humanitar XO dhe Global Citizen, ai ka kontribuar me mbi 8.5 milionë dollarë.

Burimi; https://www.instagram.com/theweeknd/

Foto;https://www.instagram.com/theweeknd/