E papritur në “Ferma VIP”/ Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin, fermerët mbeten të shtangur
Gjatë një loje të organizuar nga Agai, fermerët u përfshinë në sfidën “Mos qesh”, ku secili duhej të provokonte tjetrin për të qeshur përmes skeçeve, batutave dhe situatave spontane. Loja solli shumë momente argëtuese, por finalja mes Mimozës dhe Ilirit ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen.
Të dy arritën t’i rezistonin presionit dhe të mos qeshnin përballë njëri-tjetrit, derisa situata mori një kthesë krejt të papritur. Ilir Shaqiri iu afrua shumë pranë Mimozës, duke tentuar ta vendoste në siklet dhe ta bënte të reagonte.
Në atë moment, poetja dhe moderatorja u shpreh me humor: “A të bëj një gjë të frikshme?!”, ndërsa më pas, me miratimin e Ilirit, e puthi atë në buzë.
Puthja shkaktoi reagime të menjëhershme te fermerët e tjerë, të cilët mbetën të habitur dhe shpërthyen në të qeshura e komente brenda shtëpisë.
Pas momentit viral, Mimoza Ahmeti e komentoi situatën me batutë, duke thënë:
“Më kishte vënë bas që mua s’më puth kurrë. Dhe thash e kam kaq afër, po nuk e kapa sot, nuk e kap më.”
Klipi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat e programit kanë reaguar me komente të shumta për raportin mes dy personazheve dhe spontanitetin e momentit.
Burimi;https://www.instagram.com/fermavip.al/
Foto;https://www.instagram.com/fermavip.al/