Home ShowBiz Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin: “Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh”
Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin: “Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh”
0

Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin: “Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh”

0
0

Selin Bollati ka vendosur t’u japë fund spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale për një krisje të mundshme në raportin e saj me artistin Gjesti.

Gjatë një interviste me Brikena Selmanin, Selin u pyet drejtpërdrejt për arsyen pse ajo dhe Gjesti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke nxitur aludime për një hatërmbetje apo konflikt mes tyre.

Megjithatë, ajo mohoi kategorikisht çdo përplasje, duke sqaruar se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë dhe se raporti i tyre ka qenë gjithmonë korrekt.

“E vërteta është që unë dhe Gjesti kurrë s’kemi qenë ‘follow’ në Instagram dhe nuk mendoj që respektin mes dy palëve mund ta bëjë një ‘follow’ në Instagram”, u shpreh Selin.

Ajo theksoi se respekti mes tyre nuk matet nga aktiviteti në rrjetet sociale, por nga marrëdhënia që kanë ndërtuar ndër vite në jetën reale dhe në bashkëpunimet profesionale.

Partnerja e DJ Gimbo-s tregoi se ka qenë pjesë e projekteve të përbashkëta me të dhe Gjestin, ku sipas saj, raportet kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera.

“E rëndësishme është që kur kam qenë prezente në projektet e djemve, Gimbos dhe Gjestit, respekti ka qenë gjithmonë maksimal dhe njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh mbas kuintave”, tha ajo.

Në fund, Selin nënvizoi se fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram nuk është rezultat i ndonjë konflikti, pasi sipas saj kjo situatë ka qenë e njëjtë që nga fillimi.

“Ajo që shikojnë është që s’jemi ‘follow’ në Instagram, por s’kemi qenë kurrë dhe s’ka ndodh asgjë që t’i heqim ‘follow’ njëri-tjetrit”, përfundoi ajo.

Deklarata e Selin Bollatit duket se shuan zërat për një përçarje mes saj dhe Gjestit, duke konfirmuar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt dhe bashkëpunim profesional.