Brikena Selmani dhe Mateo Borri shfaqen sërish bashkë, fotoja e fundit ndez dyshimet për ribashkim
Pas javësh spekulimesh për një ndarje, Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të përbashkët që ka nxitur sërish aludime për marrëdhënien e tyre.
Dyshja janë fotografuar të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në një InstaStory, të cilën Brikena e ka ripostuar edhe në profilin e saj. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë të spekulojnë se mes tyre mund të ketë pasur një ribashkim.
Historia e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit. Fillimisht, Brikena dhe Mateo fshinë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke nxitur zërat për krizë. Më pas, vetë Brikena konfirmoi se lidhja e tyre kishte përfunduar.
Megjithatë, pak kohë më vonë, të dy u panë bashkë në një emision televiziv, ku kërcyen dhe u përqafuan, duke ringjallur shpresat e fansave për një rikthim.
Edhe pse fotografia e fundit ka shtuar dyshimet se ata mund t’i kenë lënë pas mosmarrëveshjet, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare për statusin e marrëdhënies së tyre.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një ribashkim romantik apo thjesht për një raport të mirë mes ish-partnerëve, por një gjë është e sigurt: dyshja vazhdon të jetë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.