Home ShowBiz Gjesti rikthehet pas një muaji pushim: “Kam diçka për ju”
Gjesti rikthehet pas një muaji pushim: “Kam diçka për ju”
0

Gjesti rikthehet pas një muaji pushim: “Kam diçka për ju”

0
0

Këngëtari Gjesti ka ngjallur kureshtjen e fansave me një postim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri muzikor.

Artisti ka ndarë një fotografi ku shfaqet duke pushuar, ndërsa tregoi se gjatë muajit të fundit është shkëputur nga angazhimet për t’i kushtuar më shumë kohë vetes.

“Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit”, ka shkruar Gjesti.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje të tjera, postimi i tij ka bërë që ndjekësit të presin me interes rikthimin e këngëtarit dhe projektin që ai pritet të sjellë gjatë verës.