Home ShowBiz Katy Perry dedikim dashurie për ish-kryeministrin para 30 mijë fansave
Katy Perry dedikim dashurie për ish-kryeministrin para 30 mijë fansave
0

Katy Perry dedikim dashurie për ish-kryeministrin para 30 mijë fansave

0
0

Katy Perry i shprehu publikisht ndjenjat e saj për Justin Trudeau gjatë koncertit të saj në Maltë, ku nga skena i tha: “Të dua, zemër.”

Ish-kryeministri i Kanadasë ishte mes spektatorëve të festivalit të madh muzikor Isle of MTV, i zhvilluar të mërkurën, më 22 korrik.

Para se të interpretonte këngën “I’m His, He’s Mine”, këngëtarja iu drejtua Trudeau nga skena dhe tha se dëshironte t’ia kushtonte atij këtë këngë.

“Këtë do t’ia dedikoj të dashurit tim. Më pëlqen kur ai vjen në koncertet e mia, gjithmonë më bën kaq të lumtur. Të dua, zemër”, tha Perry.

Koncerti i Katy Perry në Maltë tërhoqi rreth 30 mijë spektatorë, ndërsa ish-kryeministri kanadez e ndoqi performancën e saj nga një zonë e rezervuar posaçërisht për të.

Sipas raportimeve të mediave, Trudeau ka qenë i pranishëm në disa nga koncertet e këngëtares gjatë turneut të saj në Europë.

Ndërkohë, revista The Sun, duke iu referuar një burimi, raporton se lidhja e re e këngëtares ka ndikuar edhe në krijimtarinë e albumit të saj të ardhshëm. Sipas këtij raportimi, Perry ka lënë pas këngët që lidhen me ndarjen nga aktori Orlando Bloom dhe po përgatit materiale të reja muzikore që pasqyrojnë një fazë të re të jetës së saj.

Katy Perry është një nga këngëtaret më të suksesshme të popit në botë, e njohur për hitet ndërkombëtare si “I Kissed a Girl”, “Roar” dhe “Firework”. Ajo ka qenë më parë në një lidhje të gjatë me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, por çifti u nda në vitin 2025 pas disa vitesh bashkë.

Justin Trudeau, ish-kryeministri kanadez, u afrua me Perry pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau. Dyshja u përfol për herë të parë publikisht në vitin 2025, pas disa daljeve së bashku.