Supermodelja Irina Shayk dhe basketbollisti i njohur i Phoenix Suns, Devin Booker, kanë nxitur spekulime për një lidhje të mundshme romantike, pasi u panë së bashku gjatë fundjavës në Hamptons.
Sipas raportimeve të publikuara nga faqja e njohur e thashethemeve “Deuxmoi”, modelja ruse dhe ylli 29-vjeçar i NBA-së kaluan kohë së bashku në Long Island. Dyshja u pa të dielën në mëngjes duke dalë nga “Tutto Caffe” në East Hampton.
Burime të ndryshme kanë pretenduar se Shayk dhe Booker ishin pothuajse të pandashëm gjatë fundjavës, gjë që ka shtuar dyshimet për një njohje që mund të ketë kaluar përtej miqësisë.
Më vonë, ata morën pjesë edhe në një festë të organizuar në lokalin e njohur “Delilah”. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se i tregon pranë njëri-tjetrit duke biseduar gjatë mbrëmjes.
Megjithatë, sipas dëshmitarëve okularë, Devin Booker është parë gjithashtu duke biseduar me disa gra të tjera në ambientet e festës. Kjo situatë, sipas raportimeve të mediave të huaja, nuk është pritur mirë nga Irina Shayk.
Deri tani, as Shayk dhe as Booker nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre spekulimeve. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht për një dalje miqësore, por paraqitja e tyre së bashku ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Irina Shayk ka qenë më herët në qendër të vëmendjes për lidhjet e saj me emra të njohur të showbiz-it, ndërsa Devin Booker është përfolur gjithashtu për romanca me figura të njohura.