Home ShowBiz “Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin
“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin
0

“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin

0
0

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj është rikthyer të flasë për përplasjen e saj të hershme me moderatorin dhe producentin Ardit Gjebrea, duke zbuluar edhe një herë arsyen që, sipas saj, ka sjellë krisjen në raportin mes tyre.

E ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana”, artistja ka folur për karrierën e saj shumëvjeçare, sukseset në muzikë dhe rrugëtimin e ndërtuar ndër vite. Megjithatë, gjatë intervistës nuk ka munguar as tema e debatit që lidhet me pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Albërija ka treguar se pakënaqësia e saj lidhej me mënyrën e votimit në festival, pasi kënga e saj nuk arriti të kualifikohej në finale. Sipas saj, ky rezultat kishte shkaktuar habi edhe te publiku, ndërsa reagimi që ajo bëri në atë kohë solli më pas edhe përplasjen me Ardit Gjebrean.

“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe te ‘Kënga Magjike’, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplasje”, është shprehur këngëtarja.

Artistja theksoi se nuk e lidh vlerën e saj si këngëtare me miratimin e një personi të vetëm, duke deklaruar se karrierën e ka ndërtuar falë talentit dhe punës së vazhdueshme.

“Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi”, deklaroi ajo.

Me këtë reagim, Albërije Hadërgjonaj bëri të qartë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar, duke theksuar se artistët duhet të vlerësohen për punën, talentin dhe kontributin e tyre në muzikë.