0
0
Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pas zërave për një ndarje të mundshme.
Dyshimet kanë nisur pasi ndjekësit kanë vënë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram. Ky detaj ka nxitur diskutime të shumta në rrjete sociale, duke bërë që fansat të aludojnë për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Sarah dhe DJ PM u njohën dhe nisën romancën gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Çifti ka qenë shpesh objekt thashethemesh për jetën private, sidomos në periudhat kur kanë zgjedhur të jenë më pak aktivë së bashku në rrjete sociale.
Megjithatë, deri tani as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lajmet për ndarje. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve.