Java e Modës në New York ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të famshëm, përfshirë këngëtaren Rihanna dhe supermodelen Naomi Campbell.
Gjatë një shfaqjeje të fundit në NYFW, Rihanna me sa duket e injoroi Naomin ndërsa ajo hyri në ngjarje dhe përshëndeti një burrë, por u largua pa e përshëndetur supermodelen që ishte ulur pranë tij.
Një video e saj u shfaq në internet e cila i bëri xhiron e rrjetit.
Disa vunë re se Naomi nuk ishte i vetmi person që Rihanna nuk e përshëndeti.
Sipas Mirror, spekulimet fillestare për një grindje mes dyshit datojnë në vitin 2017 kur të dy pushuan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.
Supermodelja dukej se po shikonte Rihanna-n dhe e priste dukshëm një përshëndetje prej saj, por kjo e fundit e shmangu totalisht.
“Naomi Campbell dhe Rihanna injorojnë njëra-tjetrën,” shkruan një ndjekëse në komentet e videos; “Rihanna tha se Zoti fal, por unë jo,” shkroi një tjetër; Një ndjekës tjetër akuzoi Campbell se thjesht e kishte parë Rihanna-n me një “shikim armiqësor”.
Por, teoria e ndjekësve shkon përtej duke etiketuar raportin mes të dyjave si të shkatërruar dhe shkak për këtë është miliarderi Hassan Jameel. “Shkak do jetë ish-i dashuri i Riri-t”; “Kështu është kur nuk respekton kodin e gocave”; “Jam e bindur që e ka inat prej Hassan Jameel” ishin disa nga komentet.
Rihanna ka qenë e lidhur me të në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë ai dhe Campbell u shfaqën bashkë ne Festivalin “Summer Time” në Londër, por romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë.
Çfarë ka ndodhur mes tyre ende nuk është e qartë por dyshja nuk kanë një raport të mirë mes tyre.
Linku: https://www.geo.tv/latest/563167-rihanna-naomi-campbell-nyfw-controversy-convinces-fans-of-feud
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rihannaofficiall/