
Dita e shtunë për territorin shqiptar sjell përprësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që, në orët e para të mëngjest të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vransirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregdetarë, ndërsa vransirat pritet të jenë më prezente në zonat veriore, por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje.
Përsa i përket temeraturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi një rënie të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të regjistrohen në 5 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 7 dhe jo më shumë se vlera 12 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-19-prill-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/bird-s-eye-view-of-city-buildings-during-sunset-681336/