Home ShowBiz Pasi u largua nga studio – Reagon Xheneta Fetahu
Pasi u largua nga studio – Reagon Xheneta Fetahu
0

Pasi u largua nga studio – Reagon Xheneta Fetahu

0
0

Xheneta Fetahu ka qenë në qendër të vëmëndjes gjatë këtyre orëve të fundit, per veprimin e saj në emisionin “Trotuar”. Xheneta është larguar nga studio pas një pyetje që Bled Mane i bërë gjatë emisionit “ku e kalove natën mbrëmë”. Për këtë veprimim Xheneta ka bërë një reagim në story në instagram, ku ka sqaruar situatën dhe pse ajo e mori këtë vendim.

Xhenta Fetahu: “E dini shumë mirë tashmë: nuk është hera e parë që emri im ndez studiat televizive dhe shpërthen rrjetet sociale.

Kur nuk munden të bëhen viralë me veten e tyre, kur talenti mungon dhe rëndësia e tyre është zero, mbështeten tek emri im për të marrë një frymë vëmendjeje që nuk e kanë pasur në jetë.

E përdorin Xhenetën si titull, si justifikim, si shans për të ekzistuar për pak sekonda më shumë.

Le të jetë e qartë për të gjithë: sa herë që mungon respekti për mua në një studio, unë do të çohem dhe për këtë, s’kam pse ti jap llogari askujt!

Sepse unë nuk kam lindur për të duruar poshtërim publik, e aq më pak për t’i bërë fresk dikujt që kërkon lavdi mbi dinjitetin tim.

E kush s’mund ta përballojë këtë të vërtetë, le të vazhdojë të jetojë në hije, duke shpresuar që një grimë e emrit tim t’i japë dritë në terrin ku gjenden e

nga i cili e kanë të pamundur të dalin.”

xhenetaaa (1)

Burimi artikullit: https://www.instagram.com/stories/xhennetafetahuu/3620132212235024804/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DGs9dUMtUeP/?img_index=1