
Prej disa ditësh rrjetet sociale dhe mediat online janë ndezur nga aludimet për një lidhje të mundshme mes reperit të njohur Ledri Vula dhe këngëtares së njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj.
Shkak për këto zëra janë bërë disa detaje të vogla – ndjekje të ndërsjella në rrjete sociale, komente të ëmbla dhe prezenca e tyre në të njëjtat evente – të cilat kanë mjaftuar për të ngritur dyshime për një romancë të mundshme.
Por ndërsa fansat dhe ndjekësit janë të ndarë mes kuriozitetit dhe spekulimeve, Ledri ka vendosur të reagojë, duke dhënë një mesazh të qartë dhe domethënës.
Në një deklaratë që shumëkush e ka interpretuar si një përgjigje ndaj këtyre zërave, ai është shprehur:
“Nuk është kështu… duhet të ketë kimi, ndjenja të vërteta. Nuk mund të hyj në një lidhje vetëm për vëmendje apo për show. Pa dashuri, nuk ka kuptim. Nuk jemi kukulla.”
Fjalët e Ledrit janë parë si një mënyrë për të mohuar çdo lidhje që bazohet në interesa mediatike apo thjesht për show. Ai nënkupton qartë se për të, dashuria nuk është një skenar për audiencë, por një ndjenjë e thellë dhe e sinqertë.
Linku:Pushime On Top
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledrivula/