
Moderatorja e programit “Ftesë në 5” ka reaguar pas aludimeve të shumta që ajo nuk do të ishte më pjesë e Top Channel sezonin e ardhshëm. Bieta ka vendosur që në nisje të emisionit “Ftesë në 5” të hedh posht theshethemet që kanë trazuar rrjetin ditët e fundit.
Bieta Sulo: “Më kanë shkruar dhe njerëz të afërt për këtë lajm që ka qarkulluar këto ditë. Madje dhe sot kur erdha në televizion punonjësit në majt të skelës duke u marë me skenografinë më pyesinin: Ore të vazhdoj punën ne për skenografinë apo ta lejm fare? E kshu domethënë ka zjerë rrjeti për këtë gjë por këtu do të jem në Top Channel, me Top Channel me atë që në fakt përkon edhe me 20 vjetorin tim në këtë televizion. Jo vetëm që do të jemi nga shtatori sëbashku aty ku ka vecc një ftesë në orën 5 në Top Channel por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur edhe më energjik edhe më të suksesshëm dhe me më shumë vrrull.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=zrWs1BJSrk8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJ6PcxdN7GP/?img_index=7