
Dita e martë për territorin shqiptar do të rriten temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka të regjistrohen në vlerën 16 gradë celcius.
Ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 19 e jo më shumë se vlera 25 gradë celcius në zonat e izoluara në vijën bregdetare. Gjatë orëve të mesdites do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në ranga territori të regjistrohen në vlerën 36 gradë celcius. Ndërsa në vijën bregdetare do të luhanten nga 32 e deri në vlerën 35 gradë celcius në zonat malore do të kemi maksimume që do të ngjiten jo më shumë se vlera 30 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që pjesa e paradites të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell ku më të dukeshme do të jenë në zonat jugore.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-8-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/aerial-view-of-a-beautiful-island-resort-3601425/