
Dita e premte per territorin shqiptar rrit temperaturat e ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 15 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë po ashtu edhe në ultësirën perëndimore kemi patur rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të jenë regjistruar nga 19 e deri në vlerën 26 gradë celcius në vijën bregdetare. Edhe në orët e mesditës do të kemi një tjetër rritje të tëmpëraturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 43 gradë celcius.
Po ashtu pjesa tjetër e ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit do të jenë nga 38 deri në 41 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët. Edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që në zonat juglindore të kemi maksimume të cilat regjistrohen në vlerën 36 apo 37 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-25-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/panoramic-photography-of-green-field-440731/