
Dita e shtunë rrit temperaturat e ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 17 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore luhaten nga 20 e deri në vlerën 28 gradë celcius në vijën bredetare edhe në orët e mesditës do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në qarqet e Elbasanit dhe Beratit të regjistrohen në 43 gradë celcius.
Përsa i përket pjesës tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit do të luhaten nga 39 e deri në vlerën 42 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi temperature të larta ku maksimumi do të regjistrohet në qarkun e Kukësit në vlerën 41 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-26-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-blue-sea-1430677/