
Xheneta Fetahu ka publikuar një shkrim në story në Instagram ku thumbon rënd Egli Takon.
Egli Tako gjatë këtij sezoni veror ka qenë e ftuar nëpër koncerte ku ka performuar edhe me këngë patriotike me flamurin shqiptar të hedhur në supe. Por për Xhenetën ky patriotizëm është për të kamufluar talentin që Egli nuk e ka dhe i përdor këto këngë për klikime.
Xheneta Fetahu: “Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot “dashni” për famë. Kur i shkelin flamurin heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah.
Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.
Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DMnUckkN3gi/?img_index=1