
Dita e hënë për territorin shqiptar rrit temperaturat e ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 14 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.
Po ashtu edhe në ultësirën perëndimore kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të luhaten nga 18 e deri në vlerën 23 gradë celcius në vijën bregdetare.
Në orët e mesdites do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen në vlerën 35 gradë celcius në pjesën tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit do të luhaten nga 32 e deri në vlerën 34 gradë celcius. Në zonat malore do të kemi maksimume që do të jenë jo më shumë se vlera 30 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-4-gusht-2025/