Home Lifestyle Parashikimi motit, 24 shtator 2025
Parashikimi motit, 24 shtator 2025
0

Parashikimi motit, 24 shtator 2025

0
0

Do të vijoj ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta përgjatë ultësirës perëndimore por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet moti në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit ku në orët e vona të natës do të gjenerojnë shira në skajin verior dhe veriperëndimor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9 grade celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 32 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi permanent jugor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-24-shtator-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/bright-sky-with-clouds-sun-background_5867056.htm#fromView=search&page=1&position=17&uuid=9686c8f4-2753-44df-afaf-6ac2868f77f9&query=sunny+day