
Tragjike! Vëllai i Gjestit humb jetën në një aksident në Pejë
Një lajm tragjik ka tronditur opinionin publik ku dyshohet se vëllai i Gjesti, Elidion Kelmendi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Pejë. Këtë njoftim e ka publikuar fshati Treboviq nëpërmjet rrjeteve sociale.
Fshati Treboviq: “Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!”
Burimi i artikullit: https://klankosova.tv/tragjike-raportohet-qe-vellai-i-gjestit-ka-humbur-jeten-ne-nje-aksident-trafiku111/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DMFoXW1NDjV/