Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët gjatë gjithë paradites ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore. Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë orëve të pasdites si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjthë territorin ku në skajin verior dhe verilindor do të gjenerojne reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes deri në 23 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi jugor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-7-nentor-2025/