Puntata e rradhës në “Trotuar” ka qenë e nxehtë gjë që ka sjellë debate mjaft të ashpra mes Inës dhe Xhenetës. Gjithçka ka nisur nga fotot që Xheneta kishte sjellë në studio se si ka qenë para ndërhyrjeve estetike ku për Inën ishte më mirë përpara se të bënte ndërhyrjet se sa tani pas.
Kaq ka mjaftuar që vajzat të përplaseshin me njëra tjetrën dhe debate ka agravuar në tone të larta dhe ofendime gjë që ka detyruar mederatoren e programit që të ndërhynte në debatin mes vajzave.
Ina: Unë nuk e kisha parë asnjëherë Xhenetën përpara se të bënte operacionet dhe të them të drejtën më pëlqeve më shumë.
Xheneta: Ti je bërë meme duke bërë mimika dhe unë nuk kam se çfarë flas me ty.
Ina: Unë nuk vi këtu të qesh me ty dhe të merem vetëm me ty.
Xheneta: Po atë bën ti zemër gjithë kohës flet vetëm për mua.
Ina: Në momentin që ke sjellë një foto dhe unë e pashë dhe gjykimi im ishte ky që për mendimin tim në syrin tim ke qenë më bukur atëherë.
Xheneta: Ti zemër nuk je dukur ndonjëherë në ekran për profesionin që ke, ti zemër je shfaq duke folur për mua edhe duke bërë mimika për mua.
Ina: Erdhi dita jote të ulesh këtu përball meje dhe ta thuash.
Xheneta: Pse bëhesh kaq injorante se ti në She’s On Top ke qenë shumë e dashur.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=yw4Kez80XBk&t=2035s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DP9sZLKDPhU/?hl=en&img_index=1