Home Lifestyle Parashikimi motit, 20 nentor 2025
Parashikimi motit, 20 nentor 2025
0

Parashikimi motit, 20 nentor 2025

0
0

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore, por mesdita sjell dobësim të sistemit të reshjeve në të gjithë territorin deri në orët e pasditës.

Ndërsa pas pasdites dhe gjatë natës vonë pritet zhvillim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në të gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 18 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 85 kilometra në orë nga drejtimi jugor dhe juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-20-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-stream-going-through-snow-covered-grassy-shore-trees_11206499.htm#fromView=search&page=1&position=5&uuid=50e11a9d-ef16-4b54-8770-da8fd3234a78&query=cold+rainy+day