Bled Mane ka shpërthyer ndaj Arbana Osmanit në emisionin “Live From Tirana”. Gjatë intervistës së tij në emisionin në fjalë Bledi ka shprehur zhgënjimin që ka përjetuar ndaj moderatores Arbana Osmani.
Duke e cilësuar si “tradhëti” ndaj një televizioni që e rriti profesionalisht dhe e “martoi” dhe tani e shan në Podcast-in e saj. Ai ka treguar se personazhet që Arbana ka përzgjedhur në emisionin e saj shajnë vazhdimisht median që sipas Bledit e bëri të famshme.
Bled Mane: “Kohët e fundit emra të njohur të familjes së madhe Top Channel vajza apo djem që u lindën, u rritën, u pasuruan dhe u martuan në Top Channel e kanë filluar tani shajnë me Podcast-et e tyre. Vëndin i cili i ushqeu, i edukoi, i iluminojë dhe i bëri të famshëm. Jam disi i zhgënjyer nga Arbana Osmani e cila Podcast-in e saj e ka vënë në shërbim të makinerisë së sharjes të kompanisë mediatike Top Channel. Një këshillë miqësore për Arbanën, bollë ftoj më të ftuar që kanë si qëllim të shajnë familjen e madhe Top Channel.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=PT_m1cUh7HQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cr6dHjCIO4L/