Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash.
Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë më të theksuara vranësirat të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1 gradë celcius temperatura më e ulët në rang vendi deri në 19 gradë celcius do të jetë vlera maksimale në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 kilometra në orë, por mbi 30 kilometra në det të hapur me drejtim nga lindor dhe verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 1 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-1-dhjetor-2025/