Home Lifestyle Parashikimi motit, 3 dhjetor 2025
Parashikimi motit, 3 dhjetor 2025
0

Parashikimi motit, 3 dhjetor 2025

0
0

Shqipëria që në orët e para të mëngjesit do të paraqitet nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku në zonat Jugore dhe Veriore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve.

Ndërsa në zonat Qëndrore reshjet e shiu të pritet të jenë në sasira më të pakta. Kjo situat atmosferike parashikohet të na shoqërojë deri në orët e pasdites, ku dhe pritet dobësim gradual i këtij  sistemi me reshje i cili në vijim do të sjelli vetëm momente të pakta me pika shiu në Veriperëndim dhe pjesërisht në zonat Qëndrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 20 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në Sarandë.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 55 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-3-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=7af81b9a-7286-446d-a022-caf1ea262638&query=rainy+day