Home ShowBiz Kriza mes Loredanës dhe Xhenetës? Dyshja nuk ndiqet më në Instagram
Kriza mes Loredanës dhe Xhenetës? Dyshja nuk ndiqet më në Instagram
0

Kriza mes Loredanës dhe Xhenetës? Dyshja nuk ndiqet më në Instagram

0
0

Një detaj i fundit në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një krisje të mundshme në raportin mes Xheneta Fetahut dhe Loredana Bratit.

Sipas asaj që kanë vënë re ndjekësit, dy vajzat nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që shpesh interpretohet si shenjë e ftohjes së marrëdhënieve mes personazheve publikë.

Ky zhvillim ka habitur fansat, pasi jo shumë kohë më parë ato dukeshin mjaft të afërta. Madje, Loredana kishte marrë pjesë edhe në festën e ditëlindjes së Xhenetës, duke treguar publikisht raportin e mirë që kishin.

Deri tani, asnjëra prej tyre nuk ka reaguar lidhur me situatën, duke lënë hapësirë për aludime dhe diskutime në rrjet.

Ndërkohë, emri i Loredanës është përfolur së fundmi edhe për raportin me Gjestin, pasi në rrjet qarkulluan spekulime se dyshja kishin qëndruar bashkë në të njëjtën vilë.

Për të sqaruar situatën, ish-banorja e “Big Brother” reagoi në një lidhje telefonike në emisionin “E Diell”, ku theksoi se raporti me Gjestin është thjesht shoqëror dhe se njohja e tyre ka lindur gjatë eksperiencës në reality show.

Ajo sqaroi gjithashtu se kishte qëndruar në vilë një ditë pasi Gjesti ishte larguar, duke mohuar kategorikisht zërat për një takim mes tyre.