Drama e momentit! Pas deklaratave të Xhenetës, Loredana “vë pikat mbi i” për raportin me Gjestin: “E kam parë gjithmonë si vëlla të vogël”
Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet për një lidhje të mundshme mes Loredana Bratit dhe Gjestit, modelja ka vendosur më në fund të reagojë publikisht dhe të sqarojë gjithçka. Situata mori vëmendje të madhe sidomos pas deklaratës së Xheneta Fetahut, e cila la të kuptohej se dyshonte për një romancë mes ish-partnerit të saj dhe shoqes së saj, gjë që sipas saj e kishte zhgënjyer shumë.
E ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “WTF Live”, Loredana foli hapur për raportin me Gjestin, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje romantike mes tyre. Ajo u shpreh se gjithmonë e ka konsideruar atë si një “vëlla të vogël” dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndjenja apo afrimitet sentimental.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim”, tha Loredana gjatë intervistës.
Modelja shtoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë pëlqim për artistin dhe se preferencat e saj janë krejtësisht ndryshe. Me tone ironike, ajo komentoi edhe zhurmën që është krijuar në rrjete sociale rreth kësaj historie.
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë”, u shpreh ajo.
Dyshimet për një lidhje nisën pasi në rrjet qarkulluan disa fotografi ku Loredana dhe Gjesti shiheshin në të njëjtin ambient, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit. Megjithatë, Loredana këmbënguli se gjithçka ka qenë rastësi dhe se nuk ka pasur asnjë takim të planifikuar mes tyre.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të”, deklaroi ajo.
Deklarata e saj vjen në një moment kur rrjeti është “ndezur” nga aludimet dhe reagimet mes personazheve të njohur të showbizit shqiptar, ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë raportin mes tyre. Për momentin, duket se Loredana ka vendosur t’i japë fund çdo dyshimi, duke e bërë të qartë se mes saj dhe Gjestit nuk ka asgjë më shumë sesa njohje.
Burimi;https://www.instagram.com/loredanabrati13/
Foto;https://www.instagram.com/loredanabrati13/