Home ShowBiz Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha
Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha
0

Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha

0
0

Pas raportimeve të fundit që qarkulluan në mediat rozë për fundin e lidhjes mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e këtij të fundit. Megjithëse pa një deklaratë të drejtpërdrejtë, Eriku ka zgjedhur të flasë në mënyrë indirekte përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajmi për ndarjen e çiftit u publikua fillimisht nga “Prive by Liberta Spahiu” dhe më pas u pasua nga raportime të tjera që hodhën dritë mbi arsyet e mundshme të krizës mes tyre. Historia u kthye menjëherë në një nga temat më të komentuara në rrjet gjatë fundjavës.

Në mes të gjithë vëmendjes mediatike, Erik Fullani publikoi në Instagram një fotografi të tijën, të shoqëruar me një mesazh në gjuhën angleze që u interpretua nga ndjekësit si një reagim ndaj situatës personale.

“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre”, shkroi ai në postim.

Edhe pse nuk përmendi drejtpërdrejt Sara Hoxhën apo lajmet për ndarje, postimi i tij ngjalli reagime dhe interpretime të shumta nga ndjekësit, të cilët e panë si një mënyrë për të ruajtur privatësinë dhe për të mos komentuar publikisht jetën personale.

Për momentin, as Sara Hoxha dhe as Erik Fullani nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi raportin e tyre, duke lënë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare apo vetëm për spekulime mediatike.

Burimi; https://www.instagram.com/erik_a_fullani

Foto: https://www.instagram.com/erik_a_fullani