Home ShowBiz Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: “Në publik qesh, por brenda jam i thyer”
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: “Në publik qesh, por brenda jam i thyer”
0

Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: “Në publik qesh, por brenda jam i thyer”

0
0

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtari i njohur Gjesti është rikthyer me një nga intervistat më emocionale të karrierës së tij. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, përballë moderatores Ori Nebijaj, artisti foli për herë të parë publikisht mbi humbjen tragjike të vëllait të tij, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë në një aksident.

Në një rrëfim të ndjerë dhe plot emocione, Gjesti pranoi se kjo ngjarje i ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe mënyrën si e percepton botën.

“Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë,” u shpreh ai.

Këngëtari tregoi se pas humbjes së vëllait ka nisur të përballet me ankthin, një gjendje që vazhdon ta shoqërojë çdo ditë, edhe pse përpara publikut mundohet të shfaqet i buzëqeshur dhe pozitiv.

“Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime. Kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”, tha artisti.

Gjesti tregoi gjithashtu se kjo periudhë e vështirë e ka afruar më shumë me besimin në Zot, duke shtuar se aty ka gjetur forcën shpirtërore për të vazhduar përpara.

“Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem çdo ditë,” u shpreh ai.

Në një moment prekës të intervistës, këngëtari foli edhe për lidhjen shumë të fortë që kishte me të vëllain.

“Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje. Kemi qenë shumë të lidhur”, tha Gjesti mes emocionesh.

Rrëfimi i tij ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shpërndarë mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për artistin në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=w0VyzIhVY10

Foto;https://www.instagram.com/gjestt/?hl=en