Home ShowBiz Klevisa drejt një romance me Indrin në “Ferma VIP”? Reagon motra: “Është shqetësuese”
Klevisa drejt një romance me Indrin në “Ferma VIP”? Reagon motra: “Është shqetësuese”
0

Klevisa drejt një romance me Indrin në “Ferma VIP”? Reagon motra: “Është shqetësuese”

0
0

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në “Ferma VIP” vazhdon të ndezë debatet në rrjet dhe në studiot televizive, sidomos pas largimit të Vanesës nga spektakli. Sjelljet e afërta mes dy konkurrentëve kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa publiku po diskuton gjithnjë e më shumë raportin e tyre.

Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ishte e ftuar në “Ferma Club”, ku foli hapur për situatën dhe hodhi poshtë aludimet se motra e saj mund të ketë interes romantik për Indrin.

“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin”, u shpreh ajo.

Megjithatë, diskutimi në studio u bë më i fortë kur ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se publiku po komenton pikërisht afrimitetin e Indrit me Klevisën pas daljes së Vanesës nga ferma.

“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Sebastiana pranoi se afrimiteti mes tyre është vënë re, por tha se ajo që e shqetëson më shumë është diferenca në moshë.

“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese”, tha ajo.

Ajo shtoi se Klevisa po sillet në fermë njësoj si në jetën reale dhe mohoi çdo pretendim se motra e saj po përdor strategji apo lojë për vëmendje.

“Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vendosur maskë”, përfundoi Sebastiana.

Ndërkohë, raporti mes Indrit dhe Klevisës mbetet një nga temat më të komentuara të momentit në “Ferma VIP”, ndërsa publiku pret të shohë nëse afrimiteti mes tyre do të mbetet thjesht miqësi apo do të marrë një tjetër drejtim.

Burimi;https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en
Foto;
 https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en