Home ShowBiz Bashkëshortja dhe ish-i i Mc Kreshës bashkë në studio, Erzina: “Kur ndahesh, s’ka pse vazhdon komunikimi”
Bashkëshortja dhe ish-i i Mc Kreshës bashkë në studio, Erzina: “Kur ndahesh, s’ka pse vazhdon komunikimi”
0

Bashkëshortja dhe ish-i i Mc Kreshës bashkë në studio, Erzina: “Kur ndahesh, s’ka pse vazhdon komunikimi”

0
0

Një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku të ftuara në të njëjtën studio ishin Erzina, bashkëshortja e reperit të njohur Mc Kresha, dhe këngëtarja Rozana Radi, ish-partnerja e artistit.

Gjatë intervistës, Erzina komentoi edhe intervistën e shumëpërfolur të Mc Kreshës me Rozanën, duke u shprehur se gjithçka i ishte dukur korrekte dhe me respekt.

“Intervista e Mc Kreshës m’u duk shumë mirë, shumë korrekt”, tha ajo.

Biseda më pas u fokusua tek një temë që shpesh krijon debat në shoqëri: a mund të mbeten miq ish-partnerët pas ndarjes?

Erzina dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se nëse një çift nuk ka fëmijë bashkë, nuk sheh arsye pse duhet të vazhdojë një komunikim i afërt pas përfundimit të lidhjes.

“Sipas meje, kur ndahesh dhe nuk ke fëmijë, nuk ka pse të vazhdojë komunikimi. Respekti mund të mbetet, një përshëndetje nëse takoheni është normale, por jo mesazhe si ‘si je’ apo ‘çfarë po bën’, sepse gjërat kanë mbaruar”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Erzina theksoi se situata ndryshon krejtësisht kur në mes ka fëmijë, pasi komunikimi bëhet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive prindërore.

Mendimit të saj iu bashkua edhe Rozana Radi, e cila tha se çdo lidhje që përfundon, mbyllet për arsye konkrete dhe nuk e kupton pse dikush do të vazhdonte të kërkonte këshilla apo afërsi me një ish-partner.

“Pavarësisht sa modernë duam të dukemi, kur një histori mbaron, mbaron për një arsye”, u shpreh Rozana gjatë debatit.

Në fund të emisionit, Rozana vlerësoi publikisht praninë e Erzinës në studio, duke e falënderuar për qetësinë dhe elegancën në diskutim.

“Jam shumë e lumtur që je këtu. Kënaqësi që kemi sot një zonjë të nderuar mes nesh”, tha këngëtarja.

Momentet mes dy grave morën menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës komentuan raportin korrekt dhe mënyrën e pjekur se si u trajtua tema në studio.

Burimi: https://www.instagram.com/tavnikcity/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/tavnikcity/?hl=en