Home ShowBiz Einxhel Shkira i përgjigjet ashpër Ramës: “Çfarë hipokrizie t’u thuash shqiptarëve se nuk përkasin në Shqipëri”
Einxhel Shkira i përgjigjet ashpër Ramës: “Çfarë hipokrizie t’u thuash shqiptarëve se nuk përkasin në Shqipëri”
0

Einxhel Shkira i përgjigjet ashpër Ramës: “Çfarë hipokrizie t’u thuash shqiptarëve se nuk përkasin në Shqipëri”

0
0

Moderatorja dhe figura publike Einxhel Shkira ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar qëndrimin e tij si përçarës dhe hipokrit.

Debati u nxit pas një postimi të Ramës, ku ai theksoi se shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen “diasporë” e Shqipërisë, pasi ata jetojnë në shtetet e tyre dhe nuk janë emigrantë në vende të huaja.

Ky qëndrim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa Einxhel Shkira ishte një nga figurat publike që reagoi hapur kundër deklaratës së kryeministrit.

“Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri, sepse ky shtet na qenka i joti dhe ata përkasin diku tjetër”, shkroi ajo në një postim në InstaStory.

Moderatorja theksoi se shqiptarët, pavarësisht se jetojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, janë pjesë e të njëjtit komb dhe të së njëjtës histori.

Sipas saj, është paradoksale që sukseset e shqiptarëve jashtë kufijve shpesh përqafohen dhe përdoren si krenari kombëtare, ndërsa në momente të caktuara ata trajtohen si të huaj.

“Kur dikush prej tyre ka arritje ndërkombëtare, vrapon i pari t’i marrësh një copëz nga suksesi, duke u krenuar me shqiptarët e tu. Ndërsa sot, që kanë ardhur në një tokë që i takon sa ty dhe atyre, na qenkan të Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi”, u shpreh ajo.

Në një reagim tjetër, Einxhel Shkira kritikoi edhe mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen figurat publike që shprehin mendime ndryshe nga pushteti.

Ajo akuzoi kryeministrin për përdorimin e gjuhës së intimidimit dhe bullizimit ndaj personazheve publikë, duke theksuar se kjo qasje nuk do të ndikojë tek ata që zgjedhin të shprehin qëndrimet e tyre.

“Strategjia e intimidimit nëpërmjet bullizimit dhe ofendimit të influencers nuk do të funksionojë. Jemi totalisht imun ndaj çdo lloj forme bullizimi”, shkroi moderatorja.

Reagimi i Einxhel Shkirës vjen në një moment kur debati mbi rolin e shqiptarëve jashtë kufijve në zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe publike, duke nxitur diskutime të shumta mbi identitetin kombëtar dhe përfshirjen e shqiptarëve nga të gjitha trojet në çështjet që prekin kombin.