Home ShowBiz Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt kurorëzimit, zbulohen detaje nga dasma madhështore në New York
Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt kurorëzimit, zbulohen detaje nga dasma madhështore në New York
0

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt kurorëzimit, zbulohen detaje nga dasma madhështore në New York

0
0
Taylor Swift dhe Travis Kelce janë vetëm pak ditë larg një prej dasmave më të përfolura të vitit, ndërsa kanë dalë detaje të reja rreth organizimit të ceremonisë së tyre luksoze në New York.

Sipas raportimeve, çifti do të organizojë darkën para dasmës më 2 korrik në teatrin Infosys, brenda Madison Square Garden, një ambient i zgjedhur për nivelin e lartë të sigurisë dhe privatësinë që ofron, duke mbajtur larg vëmendjen e paparacëve.

Në këtë mbrëmje private pritet të marrin pjesë rreth 100 anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë, ndërsa ceremonia kryesore do të zhvillohet një ditë më vonë në Madison Square Garden.

Dasma pritet të mbledhë mes 1.000 dhe 2.000 të ftuar, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se brenda arenës po ndërtohet një kështjellë gjigante, e krijuar posaçërisht për ceremoninë.

Në listën e të ftuarve përmenden disa nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës dhe kinemasë, mes tyre Selena Gomez, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Karlie Kloss, Suki Waterhouse dhe Gigi Hadid.

Po ashtu, Stevie Nicks dhe Tim McGraw thuhet se do të performojnë gjatë festës, duke e bërë mbrëmjen edhe më spektakolare.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas dy vitesh lidhjeje. Fillimisht ata kishin planifikuar ta organizonin ceremoninë në Rhode Island, por më pas vendosën ta zhvendosnin në Madison Square Garden, për të siguruar më shumë privatësi dhe për të akomoduar numrin e madh të të ftuarve.

Nëse gjithçka zhvillohet sipas planit, ceremonia e tyre pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të showbizit ndërkombëtar këtë vit.

Burimi; https://www.instagram.com/taylorswift/

Foto; https://www.instagram.com/taylorswift