Këngëtarja e njohur shqiptare Gjyste Vulaj ka festuar ditëlindjen e saj të 49-të, ndërsa mes urimeve të shumta nuk mungoi edhe ai i ish-banorës së Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani.
Përmes një postimi në InstaStory, Brikena ndau një fotografi të këngëtares, të cilën e shoqëroi me një mesazh të shkurtër, por plot vlerësim.
“Urime ditëlindjen për ty, diva”, shkroi ajo.
Urimi i Brikenës është parë nga ndjekësit si një gjest mirënjohjeje ndaj Gjyste Vulajt, e cila e mbështeti hapur gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë kohës që Brikena ishte pjesë e formatit, Gjystja publikoi disa herë mesazhe mbështetëse në rrjetet sociale, duke e vlerësuar për karakterin, qetësinë dhe mënyrën se si përfaqësoi veten në lojë.
Me urimin e saj publik, Brikena duket se ka kthyer të njëjtin respekt dhe konsideratë për këngëtaren, duke dëshmuar se raporti pozitiv mes tyre vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Megjithëse nuk dihet nëse ato janë takuar pas daljes së Brikenës nga Big Brother VIP Albania 5, ndërveprimi i fundit në rrjetet sociale tregon se marrëdhënia e tyre mbetet e ngrohtë dhe e mbushur me respekt reciprok.