Benita Zena ka folur së fundmi për marrëdhënien me Klodian Mihajn, me të cilin u përfol gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova 4”.
Gjatë aventurës në shtëpinë e famshme, Benita kishte shprehur pëlqim për Klodin. Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, ajo ka bërë të ditur se mes tyre nuk ka më komunikim.
Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Benita u shpreh se gjithmonë e ka pasur parasysh faktin që Klodi kishte një lidhje jashtë shtëpisë dhe nuk ka dashur të ndikojë në të.
“S’kemi kontakte. Unë e kam cekur brenda Bigut që Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t’i prish punë kurrë në jetë, kështu që të kemi një raport shoqëror”, tha ajo.
Benita shtoi se pas daljes nga “Big Brother” kanë ndodhur shumë gjëra dhe secili ka vazhduar në rrugën e vet.
“Pastaj dolëm prej Bigut, ndodhën shumë gjëra. E ka zgjedhur rrugën e vet dhe vazhdon edhe pa të”, përfundoi ajo. Ndërkohë, Klodian Mihaj po shijon një romancë me Elijona Binakajn, e cila gjithashtu ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Burimi;https://www.instagram.com/benitazenaofficial/
Foto; https://www.instagram.com/benitazenaofficial/